Se sa e rëndësishme është të bëjmë filtrimin e të gjitha atyre lajmeve të këqija me të cilat bombardohemi çdo ditë tregon edhe mënyra se si mediat dhe portalet tona trajtuan ngjarjen e sotme tragjike në Prizren. Fotografitë me viktimat e vrara dhe pellgjet me gjak përskaj tyre nuk i bëjnë nder këtyre mediave. E gjithë kjo në përgjithësi vetëm se vërteton bindjen tonë për nevojën e ekzistencës së një mediumi i cili do plasojë vetëm lajme të mira. Deri më tani asnjë organ përgjegjës nuk ka reagera në lidhje me mënyren e trajtimit te kësaj ngjarjeje nga mediat kosovare.
I vetmi reagim erdhi nga deputeti i Vetëvendosjes Fisnik Ismaili i cili në faqen e tij të Facebookut postoi këta rreshta:
“Unë jam krejt për lirinë e shprehjes, por nuk jam kur ajo liri ia cenon dinjitetin dikujt, në rastin e sotëm pamjeve të fundit të tri viktimave në Prizren, të cilat ishin aq grafike, sa që ata që i kanë njoftë këta njerëz, kanë me i mbajtë përherë në mend ashtu qysh u paraqitën sot nëpër këto media, e jo për kush kanë qenë.
E kur po e shoh sa pak reagime pati për këtë prej njerëzve, në krahasim me atë billbordin e para do ditëve, po dëshpërohem kur po e kuptoj se sa të shkërdh..m e ka kjo botë ndjenjën e prioriteteve, jo veç shqiptaria“.
Redaksia e portalit “gazlajmi.com” i siguron lexuesit e saj se ne edhe në të ardhmën me kujdesin më të madh do të bëjmë përzgjedhjen e lajmeve pozitive dhe se do të kemi kuddes maksimal që lammet tona të mos shkaktojnë ndotjen mendore të lexuesve.