Lajm i mirë vjen edhe nga Zvicra. Performancat e fundit të Xherdan Shaqirit në ekipin italian Inter kanë rritur mundësinë që ky i fundit të përzgjedhet kapiten i kombëtarës zvicerane. Kjo do të thotë se ekziston mundësia që kapiteni i tanishëm Gokhan Inler të zëvendësohet dhe me këtë të i hap rrugë Xherdan Shaqirit. Përzgjedhësi i kombëtarës zvicerane Vladimir Petkoviq ne prononcimin e tij për gazetën zvicerane Blick.ch lavdëroi perfomancën e Shaqirit në Inter dhe e përgëzoi atë për zgjedhjen që bëri me rastin e largimit nga ekipi gjerman i Bayern Munich.