Ludovik Tunaj – penicilin për Michel Platinin!

tunajSiç njofton gazeta Blic, Kosovari Ludovik Tunaj është i pari që ka bërë presidentin e UEFA-s, Michel Platini, të firmoset dhe të fotografohet me fanellën “FIFA forgot KOSOVO” të cilën e kishte shkruar vetë. Tunaj këtë gjest e pati bërë në mbrëmjen gala të FIFA-s për “Topin e artë” para dy vjetësh.Ai ishte mysafir i veçantë në këtë mbrëmje, pasi bashkëpunon me FIFA-n dhe prej atij rasti Platini gjithmonë mundohet ta shmangë Tunajn në gala mbrëmjet e “Topit të artë”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Tunaj është njëri prej floktarëve më të njohur jo vetëm në Zvicër, por në mbarë botën. Ai është shumë i famshëm dhe ka klientë të njohur si nga bota e sportit ashtu edhe nga ajo e shoubizit.
“Unë jam krenar që jam shqiptar dhe me punën time dua t’i tregoj gjithë botës se kush janë shqiptarët. Edhe në mbrëmjet gala të FIFA-s gjithmonë prezantohem me krenari si shqiptar dhe të gjithëve u flas për Kosovën”, shprehet Tunaj. “Kam lidhje në gjithë botën dhe kudo që shkoj jam shumë i mirëpritur”.
Ai është me prejardhje nga fshati Sallagrazhdë i Komunës së Suharekës, kurse prej vitit 1986 jeton në Zvicër ku edhe e ka mësuar zanatin për floktar. Tunaj thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër dhe tash nuk është pishman për shkak se ka bërë emër dhe famë në tërë botën…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.