Në kohën e fundit ka ndodhur shumëçka me zhvillimin e teknologjisë së videos dhe teknikës së filmimit. Tanimë nuk kemi video që paraqiten vetëm përmes TV por shumë më shpesh kemi videofilma që ngarkohen, shkarkohen dhe shiqohen përmes internetit. Ky zhvillim do të ishte i pamundur po të mos ishte punuar në teknikën e komprimimit të madhësisë së videove.
Momentalisht është në përdorim komprimimi MPEG4 i cil mundëson transmetimin HD. Lajm i mirë është paraqitja e një standard të ri për komprimimin e madhësisë së videos. Standardi në fjalë zvoglon madhësinë e materialit të filmuar përgjysmë në krahasim me videostandardin MPEG4 i cili përdoret sot.
Kjo është arritur duke iu falënderuar algoritmeve të avancuara matematikore. Standardi i ri është emërtuar me emrin H.265 por njihet edhe me emrin HEVC që vie nga shkurtesa “High Efficiency Video Coding” e që përkthyer në shqip i bie “Efiçiencë e lartë e Videokodimit”.