Zbulohet antibiotiku i cili zgjidhë problemin e rezistencës

ilaqeNjë kërcënim serioz për shëndetin publik global është rritja e rezistencës ndaj barnave aktuale nga bakteriet dhe viruset që shkaktojnë infeksione të tilla si tuberkulozi, pneumonia dhe malaria. Tani vjen një lajm i mirë nga shkencëtarët në Boston të cilët bënë përpjekje për gjetjen e një antibiotiku të ri dhe më efikas, në eliminimin e patogjeneve. Sipas gazetës britaneze The Telegraph Antibiotiku i sapo zbuluar që mori emrin Teixobactin, mendohet se paraqet revolucion jo vetëm për arsyen që studiuesit nuk detektuan asnjë rezistencë ndaj tij – e që ishte sfidë e pakalueshme gjer më tani – por edhe për shkak të mënyrës se si ai  prodhohet. Shkencëtarët e Universitetit Verilindor të Bostonit janë duke përdorur një çip elektronik për rritjen e mikrobeve në tokën e tyre amtare , si dhe me përmirësimin e qasjes , për të izoluar komponimet e tyre antibiotike. Ekipi i shkencëtarëve deri më tani ka zbuluar 25 antibiotikë të rinjë prej të cilëve antibiotiku i fundit Teixobactin është më interesanti sipas profesorit Kim Lewis.

Lewis , i cili është autori kryesor i këtij hulumtimi , ka thënë se kjo shënon zbulimin e parë të një antibiotiku për të cilin nuk është identifikuar ndonjë rezistencë nga mutacionet e patogjeneve , megjithëse metet të shihet nëse ka mekanizma të tjära mjedisor të rezistencë ndaj Teixobactinit. Hulumtimi , i cili po duartrokitet nga komuniteti shkencor , u botua në muajin janar në revistën Nature .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.