Nancie Atwell mësuese e gjuhës angleze fitoi çmimin “Global Teacher Prize” në lartësi prej 1 million dollarësh. Nancie Atwell megjithatë nuk dëshiron të märr asnjë qindarkë për vete. Ajo planifikon që shumën e plotë të çmimit në fjalë të i dhurojë Qendrës për Mësimdhënie dhe Mësim (Center for Teaching and Learning) të cilën ajo vet e kishte themeluar para 25 viteve ne Edgecombe, Maine. Qendra në fjalë është një shkollë jofitimprurëse që ka për qëllim zhvillimin dhe shpërndarjen e metodave të mësimdhënies. Thuhet se 97% e nxënësve të kësaj shkolle kanë vazhduar me studime universitare. Atwell ishte zgjedhur në mesin e 1300 kandidatëve nga 127 vende. Në ceremoninë e mbajtur në Dubai fituesja e çmimit u ftua në skenë nga Sunny Varkey, themelues i fondacionit jofitimprurës “Varkey Foundation“që fokusohet në çështjet e arsimit dhe themeluesit te kompanisë GEMS që ka më shumë se 130 shkolla në mbarë botën. Ky është çmimi më i madh i llojit të vet dhe konsiderohet si “Çmimi Nobel” në fushën e arsimit. Në ceremoni mori pjesë edhe ish-presidenti i SHBA-ve Bill Klinton i cili përndryshe është kryetar nderi i “Varkey Foundation”. Për më tepër mund të lexoni ne gazetën Huffington Post.