Revolucion në arqitekturë: Algoritmi që eliminon hijen!

arkiMe siguri ju ka rastisur të shihni ndërtesa të larta të ndërtuara me leje të dyshimta ndërtimi e që i zënë dritën njëra tjetrës duke hijëzuar hapesira të konsiderueshme gjatë tërë ditës. Këtë problem e kanë edhe shumë metropole të tjära gjithandej botës. Si duket këtij problemi do i vie fundi apo së paku do të zbutet në masë të konsiderueshme në ndertimet e reja që do të pasojnë. Kompania NBBJ e cila merret me dizajne  të ndryshme të arqitekturës ka gjetur mënyrën për eliminimin e hijeve që paraqiten në mes të ndërtesave të larta. Dizajni i emëruar “No Shadow Tower” mundëson ndërtimin e dy ndërtesave shumë të larta të cilat bashkëveprojnë mes veti me qëllim të ridrejtimit të dritës diellore dhe reduktimit të hijeve në bazën e ndërtesave. E tëra kjo bazohet në algoritmin matematikor për eliminimin e hijeve i cili për herë të parë në botë u zbulua nga kompania NBBJ. Ndërtesa të tilla mund të ngriten kudo në botë dhe algoritmi në fjalë mund të përshtatet me ndërtesa të tipeve  të ndryshme. Për më tepër ndiqni videoklipin vijues:

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.