Dihet se konsumimi i çokollatës së errët eshtë i ndërlidhur me përfitime të shumta duke përfshirë reduktimin e stresit dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës por një studim i ri ka zbuluar se ky konsumim mund të bëjë që truri juaj të bëhet më i zgjuar dhe me kujtesë të përmirësuar.Çokollata e errët, e cila përmban 70% kakao, është një burim i madh i flavonoideve që në fakt janë antioxidante të fuqishme dhe anti-inflamatore të dobishme për shëndetin kardiovaskular.Studimet fillestare të ekipit nga Universiteti Loma Linda i Kalifornisë kanë treguar se flavonoidet e kakaos depërtojnë dhe grumbullohen në rajonet e trurit të cilat janë të lidhura me aftësinë e të mësuarit dhe kujtesën.”Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar me rëndësinë potenciale të zbulimit tonë për shëndetin e trurit. Ky zbulim mund të hapë derën për pertrirjen e kujteses te individet e goditur nga humbja e saj. Për herë të parë tregohet se ka një lidhje e mundshme e aktiviteteve neuroelektrike të cilat vëjnë në lëvizje mekanizm”at e efekteve të dobishme të kakao ndaj kujtesës, intelektit, humorit dhe sjelljes.” – thotë dr Lee Berk e cila e udhëhoqi ekipin.