Zakonisht kur të pastrehët zënë një ndërtesë bosh dikush i thëret policët. Mirëpo këtë here pronarët e ndërtesës ishin yjet e futbollit të Manchester United – Gary Neville dhe Ryan Giggs, të cilët i mirëpritën ata për të qëndruar.
Dyshja, e cila planifikon për ta kthyer ndërtesën që kap vlerën prej 1.5 milion funta në një hotel i dhanë leje grupit Manchester Angels i cili i ndihmon të pastrehët për përdorimin e ndërtesës gjatë dimrit në mënyrë që rreth 30 të rinj të kenë të garantuar strehimin. Grupi në fjalë gjithashtu planifikon të sjellë edhe shërbimet sociale që mund të ofrojnë programe shërimi dhe përkujdesje shëndetësore, dhe gjëra të tjera të nevojshme për ata që janë në nevojë.
Wes Hall, një nga aktivistët e pastrehë, tregoi për Channel 4 News se si ai shpërtheu në lot kur mori telefonatën nga Neville, trajneri i Manchester United. “Për ne, ky është një litar shpëtimi! “