Në Suedinë e largët ka shumë sipërmarrës me prejardhje nga trojet tona shqiptare. Një i tillë është edhe Gazmend Halili me banim në regjionin e Hallandit komuna e Varbergut. Gazmendi është pronar i sipërmarrjes “Kvalité Sandwich & Sallad AB” që pregatitë 12.000-15.000 sendviça në ditë. Këtë vit Gazmend Halili është zgjedhur “Sipërmarrësi i Vitit”në krahinen e Hallandit, dhe ishte në mesin prej katër prej më te mirëve në Halland. Të pranishëm në ceremoni ishte paria e Hallandit.Çmimi në fjalë mbrohet nga Mbreti i Suedisë dhe në çdo krahinë të Suedisë ndahet çmimi prej kryetarit të krahines. Të krenohemi për sukseset e bashkatdhetarit tonë.