Një shpikje e re mund të kthen ujin e detit të kripur në ujë të gatshëm për pije dhe ujitje dhe me këtë të zgjidh problemin për vendet qe vuajnë nga mungesa e rëndë e ujit. Filtri i ri i shpikur nga shkencëtarët egjiptianë premton shëndrimin e ujit të njelmtë të detit në ujë të pijshëm duke përdorur vetëm gjysmën e energjisë e cila harxhohet nga metodat e tanishme.
Ky filtër është krijuar duke përdorur një membranë të ndërtuar nga pesë përbërës të thjeshtë që janë në dispozicion në të gjithë Afrikën e Veriut. Ky filtër mundëson një proces që në angliste quhet “pervaporation”. Procesi në fjalë lënë avujt e ujit të kalojnë nëpër membranë duke zënë papastërtitë e ujit e që në këtë rast eshtë kripa. Uji i filtruar në këtë mënyrë mund të përdoret si ujë i pijes apo për vaditje. Ajo që e bënë këtë shpikje revolucionare eshtë fakti që përdorimi i këtij filtri eliminon nevojën për shpenzime enorme të energjisë elektrike e që do të i mundësoj jerëzve që vet dhe në mënyrë efektive të krijojnë ujin e pijshëm nga uji i detit duke perdorur vetë filtrin dhe një burim të nxehtësisë si për shembull zjarri apo stufa e ndezjes.Për shpikjen ne fjalë raportuan shkencëtarët nga Universiteti i Aleksandrisë në zhurnalin Water Science & Technology.