Një tregtar që shiste ujë shkonte në lumë çdo mëngjes, ku ai mbushte dy fuqitë e tij për të ua dërgue myshterive ne qytet. Një nga këto fuqi ishte plasaritur dhe humbaste mjaft ujë deri në destinacion, ndërsa fuqia tjetër ishte krejtësisht e re dhe sjellte më shumë përfitime.Duke u ndjerë më pak e vlefshme, fuqia e plasaritur një mëngjes i tha pronarit:”Unë jam e vetëdijshme për kufizimet e mija dhe se ti nuk fiton shumën e plotë të parave nga unë sepse unë jam gjithmonë gjysmë e zbrazët kur hyjmë në qytet. Të lutem më fal dobësinë time! ” Të nesërmen në mëngjes, në rrugën drejt lumit, pronari i drejtohet fuqisë së plasaritur: “Shiko buzë rrugës!” “Është e bukur, e mbushur me lule”, u përgjigj fuqia. “Është falënderim i mrekullueshëm për ty.” i tha pronari. ” Bleva farën dhe e mbolla atë, dhe ti, pa e ditur këtë e vadite cepin e rrugës çdo ditë.”
Mësimi i këtij tregimi është: mos harroni se ne jemi të gjithë të thyer pak e të plasaritur por edhe kështu te dobët mund të bëjmë mrekulli!