Duke pas parasysh se ne publikojmë vetëm lajme pozitive kësaj radhe vijmë me një lajm të tillë nga Australia e largët. Bashkatdhetarja jonë me banim në Australi Naile Zhupani pak kohë me parë ka startue një videokanal në faqën e popullarizuar youtube dhe për kohë shumë të shkurtër ka fitue qindra abonentë. Është ky një videokanal edukativ me përmbajtje shumë të larmishme dhe interesante. Aty mund të mësoni që nga kopshtaria, ushqimi dietal, grimi e deri te reçetat e kuzhinës e fitnesi. Videoklipet janë në gjuhën angleze por për të interesuarit ekziston mundësia e aktivizimit te titrave shqip. Videokanalin në fjalë mund ta vizitoni nëse klikoni këtu…