Një qytetërim i humbur u gjet në Honduras

xhungla

Një lajm i mirë vjen nga Hondurasi!
Arkeologët kanë zbuluar të paktën një qytet të fshehur thellë në xhunglën e Hondurasit.

Ekspedita ishte në kërkim të qytetit mitik Ciudad Blanka (Qyteti i bardhë).

Arkeologët kanë hulumtuar luginën e largët të La Mosquitia në Hondurasin lindor pas fotove ajrore të vitit 2012 të cilat tregonin shenja të rrënojave.
Ata thonë se ata tani kanë gjetur dëshmi se aty ka ekzistuar të paktën një qytet me shtëpitë, sheshet, kopshtet dhe një piramidë në rrethinën e tij. Sipas tyre  mund të bëhet fjalë madje për dy qytete ngjitur me njëra tjetrën.
Amerikani Chris Fisher, i cili drejtoi ekspeditën, tha se arkeologët me sa duket ishin njerëzit e parë në terren në këto 600 vitet e fundit.

– Edhe kafshët silleshin skur të mos kishin pa kurr qenie njerëzore. Kudo kishte majmunë që vinin pas nesh, hidhnin ushqim në ne, bërtisnin e uluronin.

Në këtë vend u gjetën edhe mbi 50 vepra të artit në gur. Shkencëtarët vlerësojnë se objektet janë në mes të 1000 dhe 1400 vjet të vjetra.Ekspedita ishte në kërkim të Ciudad Blanca, “Qyteti i Bardhë”.

“Kjo kulturë e humbur është shumëpak e studiuar dhe ajo mbetet praktikisht e panjohur. Arkeologët nuk kanë as edhe një emër për të, “thotë organizata kërkimore Shoqëria National Geographic, sipas gazetës “The Independent”.
Sipas Fisher ka të ngjarë që sëmundjet nga Evropa, të paktën pjesërisht kanë kontribuar në rënien dhe shkatërimin e këtij qytetërimi, edhe pse është e vështirë të thuhet ndonjë gjë para se arkeologët të marin leje për të gërmuar.
– Problemi i arkeologjisë është se duhet një kohë e gjatë që gjërat të bëhen ndoshta edhe një dekadë në qoftë se ne punojmë intensivisht atje, Atëherë do të dimë pak më shumë, thotë Fisher.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.