Edhe një përparësi e automjeteve elektrike: Freskojnë qytetin!

veturaelekAutomjetet elektrike janë mjaft atraktive në përdorimin e tyre si mjet për redukimin e emetimit të gazrave të dëmshme dhe zhurmës së motorëve në qytet. Mirëpo një studim i ri sugjeron edhe një përparësi tjetër befasuese, atë të freskimit të qytetit nga zagushia që shkaktojnë mijëra motorë të veturave të rëndomta. Studimi i publikuar nga Nature Scientific Reports konstaton se kalimi nga automjetet me ndezje konvencionale të gazit në atomjetet me ndezje elektrike do të ketë ndikim pozitiv në fenomenin  e ashtuquajtur “efekti ishull i ngrohjes urbane” . Zëvendësimi i automjeteve konvencionale me automjetet elektrike mund të redukton emetimin e nxehtësisë në zonat urbane , thotë Canbing Li , i Universitetit Hunan të Kinës për CBS News. Në bazë të kalkulimeve të bëra del se një automjet me ngasje elektrike emiton vetëm 19.8% të ngrohjes së emetuar nga një automjet konvencional. Kalimi në automjete elektrike sipas kalkulimeve do të shkaktonte ulje të temeperaturës së “efektit ishull” me 0,94 gradë Celsius. Më tutje kjo do të rezultonte në zvogëlimin e nevojës së përdorimit të kondicionerëve të ajrit e që në rastin e qytetit të Pekingut do të thotë 14.44 milionë kWh më pak si dhe reduktim të emitimit të dioksidkarbonit (CO2) me 10.686 tonë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.