Burrat avgan marshojnë për të drejtat e grave të veshur në burka!

burqa

Një grup i meshkujve në Afganistan marshuan të enjtën nëpër rrugët e Kabulit duke bartur burka në shenjë proteste kundër shtypjes së grave – dhe për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 mars.

Burrat bartnin burka , ku vetëm sytë shiheshin jashtë prapa një rrjetë të hollë, dhe kjo është bërë për të tërhequr vëmendjen për të drejtat e grave – ose më saktë mungesen e tyre në Afganistan.

– Autoritetet tona do të festojnë Ditën Ndërkombëtare të Grave në hotelet e mëdha, por ne do të bëjmë këtë në rrugë, thotë aktivisti Basir, 29, sipas Reuters.

– Një nga mënyrat më të mira për të kuptuar se si gratë mendojnë është duke lëvizur vet i veshur në një burka.

“Një burg”
Disa nga burrat të cilët pohojnë se i përkasin një grupi që e quan veten “Vullnetarë të paqes afgane” deklaruan se gjate bartjes se burkas ndjeheshin “si në një burg,” raporton Reuters.

Gjatë marshimit, burrat bartnin parolla me fjalët “Barazi” dhe “Mos i tregoni grave çfarë ato duhet të veshin, në vend të kësaj mbuloni sytë tuaj”.

Lini një koment

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.