Doni kujtesë më të mirë – mbyllni sytë!

SIpas një studimi të ri mbyllja e syve tuaj ndikon pozitivisht në rritjen e kujtesës.  Studimin e bëri Univerziteti britanik Surrey. Në këtë studim i cili nëkujtesa mes tjerash përbëhej nga dy eksperimente morrën pjesë 178 persona. Në eksperimentin e parë , pjesëmarrësit shikuan një film që përshkruan një elektricist duke  hyrë në një pronë  dhe duke vjedhur sende të ndryshme.
Ekipi konstatoi  se me  mbylljen e syvë përgjigjet e sakta të pjesëmarrësve u rritën për 23%. Eksperimenti i dytë shkoi një hap më tej. Pjesëmarrësit shikuan një videoklip nga Crimewatch dhe pastaj u pyetën  për gjërat që kishin dëgjuar , si edhe gjërat që ata kishin parë. Videoklipi tregonte një burrë të moshuar i cili sulmohej në shtëpinë e tij. Rezultatet treguan se mbyllja e syve  ndihmoi pjesëmarrësit të kujtojnë detajet e ngjarjes si  audio ashtu edhe vizuale.

Lini një koment

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.