Thellohu në mendimet e tua!

“Kush jam unë?” – pyeti djaloshi plakun.mendim

“Ti je ai që ti mendon.” – u pergjigj plaku. – “Do ta spjegoj këtë me një tregim.”

Dhe plaku fillon tregimin…

“Një ditë përskaj mureve të qytetit, nën dritën e hënës vërehej silueta e dy personave të përqafuar.”

“Janë mami e babi.” – mendon fëmiu i padjallëzuar.

“Eh, janë dashnorë.” – mendon njeriu me mendime të prishta.

“Janë dy miq që nuk janë pa kohë të gjatë.” – mendon njeriu që jeton vetëm.

“Janë dy tregtarë që ranë në një ujdi të mirë.” – mendon njeriu i uritur mas parasë.

“Është babai që përqafon djalin e posakthyer nga lufta.” – mendon një grua me zemër të bardhë.

“Është vajza që përqafon babain e kthyer nga rruga e gjatë.” – mendon njeriu i pikëlluar nga vdekja e vajzës së tij.

“Janë dy të dashuruar.” – mendon vajza që ëndërron për dashuri.

“Këta dy luftojnë për jetë a vdekje.” – mendon vrasësi.

“Kush e di pse përqafohen?” – mendon njeriu shpirtngushtë.

“Sa bukur është kur sheh dy vetë të përqafohen.” – mendon njeriu i Zotit.

“Pra secili mendon atë që bartë në shpirtin e vet!” -– përfundoi tregimin e vet plaku.

Një mendim mbi “Thellohu në mendimet e tua!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.