Prej sot Kosova anëtare e 215-të në FIBA! Urime Kosovë!

basketLajm super i mirë vie nga Federata  Ndërkombëtare e Basketbollit FIBA  e cila njoftoi të premtën se Kosova që nga sot është pranuar në mesin e 214 kombëtarëve tjera të basketbollit. Vendimi – i cili është marrë sot gjatë takimit të Komitetit Ekzekutiv të FIBA-së vjen pas vendimittë  Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i cili në dhjetor 2014 dha njohje të plotë Komitetit Olimpik të Kosovës  në pajtim me Rregullën 3.7 të Kartës Olimpike. Si rezultat i vendimit të sotëm , pjesa evropiane e FIBA-së  tani do të punojë në drejtim të inkorporimit të  kombëtares së Kosovës në garat e saj që fillojnë këtë verë . Për më tepër vizitoni faqen e FIBA-së!

Lini një koment

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.